Nuk dihet nëse ka një krisje të marrëdhënies mes Mevlanit dhe Ledjanës, të cilët janë deklaruar për njëri-tjetrin.
Mevlani është shprehur se luhatjet dhe gjestet e Ledjanës ndikojnë që të ketë dyshime për sinqeritetin e saj.
“Për një person që i pëlqej i përjetoj, që kur këtu të jem përdore, jo kur të dal nga emisioni të them nuk e dua. kam hyrë i sinqertë dhe do të dal i sinqertë nga ky program. nuk jemi të detyruar të dalim çift mund të dalim edhe tek, në momentin që ke dikë tjetër dhe bën lojë nuk e di. Por këto gjestet e saj më bëjnë të dyshoj. Ky acarimi im s’do të thotë që i them Ledjanës largohu nga unë. E di që do të më rrafi kur të dalim, nëse do të kisha histori të vërtetë gjithë botës do ia tregoja”, tha djali.