Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak çaste më parë një video në rrjetet sociale, ku tregon se si janë transformuar zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Fier dhe Lushnje.

Rama tregon pamjet sesi ishte dhe sesi janë bërë zyrat e DRSHTRR, teksa shkruan se do t’u ofrojnë shërbim 197,000 në vit qytetarëve.

“Ja si janë transformuar zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, DRSHTRR, Fier dhe Lushnje, të cilat ofrojnë rreth 197,000 në vit, duke eliminuar radhët e gjata dhe shërbyer me shpejtësi e transparencë”, shkruan Rama.