Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj kanë vizituar nga afër kantierin e shkollës “Ismet Nanushi”, në Sukth.
Sipas Ramës kjo shkollë do të jetë gati në shtator dhe do të ketë kushte më dinjitoze për të pritur 705 nxënës dhe 80 fëmijët e kopshtit.
“Më e madhe, më e fortë, më e bukur e me kushte optimale kjo është një shkollat që po rindërtohet me fondet e Bashkimit Europian #EU4Schools zbatuar nga UNDP Albania”, shkruan Rama.