Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç këtë të enjte është takuar me ambasadorit e Francës në Serbi, Jean-Louis Falconi, ku kanë dikutuar në lidhje me dialogun me Kosovën.
Vuçiç në fjalën e tij është shprehur se gjithmonë ekziston një gatishmëri për të gjetur një zgjidhje kompromisi për zgjidhjen e problemeve me Kosovën dhe që ai do t’i përgjigjet ftesës nga Brukseli.
“Vuçiç theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Francën për Serbinë, si në nivelin politik dhe ekonomik, si dhe tha se është i kënaqur me vëmendjen që presidenti francez, Emmanuel Macron i kushton marrëdhënieve midis dy vendeve”, thuhet në njoftimin nga zyra e presidentit serb.
Në takim, ku morën pjesë ministrat serbë Sinisha Mali dhe Nebojsha Stefanoviç, ata diskutuan për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e infrastrukturës, si dhe në fushën e mbrojtjes, përkatësisht bashkëpunimin ushtarak-teknik.