Mevlani doli çift me Ledianën nga emisioni, por nga ana tjetër Antonela nuk mundi të fshehë pëlqimin që ka ende ndaj Mevlanin.
Sot, në episodin e fundit të “Për’puthen”, u zhvillua takimi i fundit në studio, për të sqaruar njëherë e mirë marrëdhënien mes Antonelës dhe Mevlanit.
Antonela: Nuk kemi bërë kurrë takime 4-minutëshe, se si më duket…
Antonela: Më shih në sy
Mevlani: Shoh, ku të dua, nuk jam i dashuri yt
Antonela: Je i dashuri i tjetër kujt?
Mevlani: Jemi tipa evropian të dy, e kemi kuptuar njëri-tjetrin gjithmonë
Antonela: E vërtetë, unë kam shumë respekt për ty. Ke ditur të luash lojën shumë mirë… Me mua nuk luajte, unë ta ndala lojën
Mevlani: Po pse, më pëlqeje akoma?
Antonela: Sepse akoma të pëlqeja.
Mevlani: Nuk të shkojnë këto budalliqe me mua!
Antonela: Unë jam tjetërkush, nuk të shkojnë me mua
Mevlani: Meqë ti ke respekt për mua, do të thotë që edhe unë të kam respektuar, ne e kemi pasur miqësinë, kemi folur, kemi qeshur
Antonela: Të admiroj si njeri, edhe te ajo kënga për respektin e gjithë kësaj kohe erdha
Mevlani: Të lumtë, je shumë e zgjuar
Mevlani: Mora vesh që kohët e fundit kishe qarë shumë në emision
Antonela: U preka, kaluar tërë kohën këtu
Mevlani: Apo qave për shokët që ikën një ditë para
Antonela: Unë qava kur ike dhe ti, jam shumë e ndjeshme, ti e di.
Më tej, Antonela i kujton Mevlanit festën e “Për’puthen”, disa ditë më parë, ku Mevlani interpretoi disa nga këngët e veta dhe ndër të tjera ra në sy afrimiteti me Antonelën, ndërkohë që Lediana mungonte.
Antonela: Si të buzëqeshte fytyra kur këndove me mua atë natë
Mevlani: Vërtet?
Antonela: Kush jam unë për ty sot
Mevlani: Antonela është…
Antonela: Fol mirë, se do të ngelin këto fjalë
Mevlani: Do të mbetesh një shoqe e mirë, çdo gjë ka qenë reale! Nuk kemi folur për ca kohë, pastaj kemi krijuar sërish atë respektin. Ndoshta ti brenda ke pasur atë pëlqimin dhe je munduar të më rrish afër, por unë nuk e kam kuptuar. Afrimiteti jot me mua, nuk më ka prishur punë me Ledianën
Antonela: Sepse nuk ka qenë dashakeqëse!
Në fund, Mevlani sqaron se bashkë janë shokë shumë të mirë. “Nuk ka asgjë më tepër! Më shumë shkojmë kështu”, rrëfen konkurrenti.