Aktori nga Kosova, Arjanit Hoti i njohur për rolin e tij të “Lattës” në serialin “FC Latta”, është bërë baba. Bashkëshortja e tij, Albulena Gllareva ka sjell në jetë një djalë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë aktori përmes një postimi në “Facebook”, ku ka treguar se të birin e ka pagëzuar me emrin Troi.
“Elhamdulilah. Mirë se vjen Troi!”, ka shkruar Arjaniti krahas fotos, ku shfaqet dora e bebushit.