Luis Fonsi, artisti latin që mori famë ndërkombëtare me “Despacito” ka folur së fundmi për suksesin që i dha kënga. Por krahas suksesit, për Fonsin, kishte diçka të çuditshme me këngën që publikoi me Daddy Yankee në 2017 dhe që përfundoi duke qenë fenomeni muzikor i dekadës.

“Është një bekim, një dhuratë nga Zoti. Për sa kohë që njerëzit nuk lodhen dhe vazhdojnë të më kërkojnë, unë do ta këndoj. Falë saj e çova muzikën dhe gjuhën time në Azi, Australi, Rusi…takova shumë njerëz dhe kultura të tjera.“, tha ai për këngën që arriti në krye të listave muzikore në 47 vende.

Por krahas suksesit, kjo këngë solli dhe disa shqetësime në jetën e tij personale. Vetëm disa javë pasi kënga u kthye në një hit botëror, lindi djali i tij Rocco me gruan spanjolle Águeda López. “Ishin ndjenja të çuditshme sepse kisha nevojë të isha në krye profesionalisht, por, në të njëjtën kohë, humba hapat e parë të fëmijës tim…kjo më kushtoi shumë.”, shpjegoi ai.