Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë realizuar 1,224 teste, prej të cilave 7 persona kanë rezultuar pozitivë. Fatmirësisht këtë të premte nuk është regjistruar asnjë viktimë nga kjo sëmundje e rëndë.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se 12 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 105, 292 të shëruar. Ndërkohë që nga fillimi i fushatës së vaksinimit janë dhënë 152,643 doza të vaksinës kundër Covid, ndërsa deri më tani 26, 794 persona kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.