Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, ka takuar kryeministrin e Maqedonisë së Veiurt, Zoran Zaev, gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Balluku në një shkrim në mediat sociale thekson se kanë diskutuar nga afër për bashkëpunimin rajonal. Ministrja shton po ashtu se jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne kemi një plan të qartë për zbatimin e tij.
‘Gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Vjenë, pata mundësinë për të diskutuar nga afër bashkëpunimin tonë rajonal me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne kemi një plan të qartë për zbatimin e tij.’-shkruan Balluku.