Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3027 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 3 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Lezhë, 1 në Skrapar. Aktualisht janë 127 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,903 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Qershor 2021) Raste të reja ditore 3 Të shëruar në 24 orë 8 Të shtruar në spitale 7 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 3027 Testime totale 771,586 Raste pozitive 132,484 Raste të shëruara 129,903 Raste Aktive 127 Humbje jete 2,454 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Shkodër 42 Tiranë 36 Berat 12 Durrës 11 Lezhë 8 Elbasan 5 Gjirokastër 4 Korçë 3 Dibër 3 Kukës 2 Fier 1