Itali-Zvicër do të jetë sfida e fundit për ditën e sotme në EURO 2020.
“Axurrët” pas fitores së parë 3-0 ndaj Turqisë kërkojnë triumfin e radhës për për të mbyllur përfundimisht çështjen e kualifikimit.
Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dyja Kombëtaret.
Trajneri Mancini ka vendosur të bëjë vetëm një ndryshim të detyruar, Di Lorenzo në vend të Florenzit të dëmtuar kurse te Zvicra do të luajnë dy shqiptarë në fushë, Xhaka dhe Shaqiri.
ITALIA (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli; Berardi, Immobile, Insigne.
SVIZZERA (3-4-2-1): Sommer; Elvedi, Schar, Akanji; Mbabu, Freuler, Xhaka, Rodriguez; Embolo, Shaqiri; Seferovic