Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vizituan ditën e sotme maternitetin “Koço Gliozheni”.
Sot është hapur shërbimi i ri i laboratorit, pjesë e rrjetit ultramodern të laboratorëve të spitaleve publike.
Është gati investimi për transformimin e urgjencës, qendrës së gruas dhe sallave të operacionit, me standardet më të mira për nënat dhe të porsalindurit.