Perimet janë ushqimet më të shëndetshme që mund të përfshini në dietën tuaj. Të gjitha ofrojnë shumë përfitime për trupin por disa prej tyre kanë më shumë kalori se sa të tjerët. Për një bark të sheshtë, ekspertët sugjerojnë konsumon e këtyre perimeve.
Brokoli-Studimet kanë treguar se brokoli ka efekte antioksiduese dhe anti-inflamatore dhe madje mund të minimizojë sëmundjet e zemrës. Mund ta gatuani në mënyra të ndryshme por provoni ta piqni në furrë me vaj ulliri, i cili gjithashtu dihet se ka veti inflamatore.
Karrota-Është e pasur me antioksidantë dhe ka veti anti-inflamatore. Konsumi i rregullt i tyre përmirëson shëndetin e përgjithshëm dhe minimizon fryrjen e barkut. Karrotat janë gjithatu të pasura me fibra, të cilat ndihmojnë të ndiheni më të ngopur më gjatë, duke e bërë më të lehtë uljen e kalorive që konsumoni çdo ditë.
Perime me gjethe jeshile-Perimet jeshile me gjethe si lakra jeshile dhe spinaqi kanë nje efekt të thellë anti-inflamator në trup dhe janë të pasura me vitamina dhe minerale, duke përmirësuar shëndetin e përgjithshëm. Në veçanti, perimet jeshile me gjethe si spinaqi, lakra jeshile apo selino kanë vitaminë C, A dhe K, të cilat mbrojnë qelizat nga dëmtimi i radikaleve të lira. Janë të pasura gdhe me kalcium, që forcon kockat.