Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar punimet në zonën e Kumes në Vlorë, ku kjo lagje, po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë.
Inxhinieri i veprës, tha se në fund të vitit ajo do të përfundojë plotësisht. Në këtë lagje të qytetit bregdetar, pritet shtohen hapësirat e gjelbëruara, si dhe të hapen akse lidhëse me rrugët kryesore të qytetit.
Postimi i kryeministrit Rama: Vlorë, Kume – Puna vazhdon në këtë bllok problematik banesash, që po del në dritë, falë infrastrukturës së re nëntokësore, gjelbërimit, si dhe hapjes së akseve lidhëse të bllokut me rrugët kryesore.