Aktori i famshëm Tom Cruise është detyruar të ndalë xhirimet e filmit “Mision: Impossible 7” pasi 14 anëtarë të ekuipazhit rezultuan pozitivë me koronavirus. Sipas gazetës britanike “The Sun “, ylli i Hollivudit është zemëruar që duhet të futet në karantinë “duke ngrirë” xhirimet e filmit.

Tom Cruise kishte kaluar një ditë të tërë me disa anëtarë për xhirimet në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët më pas dolën pozitivë me virus. Tashmë 60 anëtarët e ekuipazhit janë izoluar. “Tom është plotësisht pesimist për atë që ndodhi.”, tha një burim.

Nga 14 anëtarët e ekipit të filmit që dolën pozitivë për virusin, shumica janë ndihmës të afërt të aktorit amerikan. Kujtojmë që Cruz ka qenë mjaft i rreptë me anëtarët e ekipit për të respektuar masat kundër Covid-19 pas rikthimit për xhirime.