Sipas MeteoAlb, qarkullimi i masave ajrore nga veriu i kontinenti afrikan do të diktojë kushtet e motit edhe në territorin shqiptar.
Për pasojë kthjellime dhe temperatura relativisht të larta dominojnë deri në mesditë në të gjithë vendin tonë.
Pasditja sjell shpeshtim të vranësirave në zonat veriore dhe juglindore duke rrezikuar shira të pakët. Por orët e vona të pasdites ri-kthejnë kthjellimet në të gjithë vendin tonë.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 12°C deri në 34°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35-40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Kosova mbetet me kthjellime deri pak pas mesditës kur i gjithë vendi përfshihet nga vranësira të shpeshta, të cilat pësojnë zhvillim duke sjellë rrebeshe afatshkurtër shiu dhe shkarkesa elektrike. Situata përmirësohet vetëm orët e vona të pasdites kur kemi ri-kthim të kthjellimeve.
Maqedonia e Veriut
Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas hershme mbizotërojnë gjatë pjesës së parë në territorin e MV. Por pjesa e dytë e ditës shton vranësirat duke rrezikuar edhe reshje të pakta. Por situata përmirësohet dukshëm gjatë mbrëmjes duke ri-kthyer kthjellimet.
Rajoni dhe Europa
Europa Juglindore, ajo Perëndimore dhe Vendet Nordike do të përfshihen nga vranësira të dendura, të cilat do të gjenerojnë shtrëngata shiu dhe stuhi ere. Ndërsa kthjellime dhe rritje e temperaturave parashikohet të dominojë vendet e Europës Qendrore dhe Lindore.