Francesco Totti nuk ndalet kurrë. Pas udhëtimit në Holandë, ku u takua me mikun e tij Seedorf, dhe angazhimit gjatë ceremonisë së hapjes së Euro 2020, ish-kapiteni i Romës vazhdon turneun e tij europian.

Ndalesa e radhës ishte në Moskë, ku ai dha një intervistë për mediet vendëse, duke folur për karrierën e tij me verdhekuqtë dhe për turneun aktual europian. “Mund do të shkoj në Shën Petersburg për të ndjekur ndeshjet, por ende nuk e kam vendosur se cilat do të shoh. Nuk ka rëndësi, e rëndësishme është që ne të flasim për futbollin.”

Sa i përket Kampionatit Europian, Totti i ka idetë mjaft të qarta. “Franca sigurisht që do të arrijë në finale, por gjithashtu shpresoj që edhe Italia do të jetë deri në fund. Nuk është hera e parë që unë vij në Moskë, por është hera e parë që mund të lëviz lirshëm.

Mund të takoj Dmitry Alenichev, me të cilin kam luajtur tek Romë. Ne kemi mbajtur marrëdhënie të mira. Te Roma askush s’e ka marrë ende numrin 10? Herët ose vonë dikush do ta bëjë, nuk vendos unë”.