Ditën e nesërme do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS ku do të merren një sërë vendimesh, mes tyre do të bëhet dhe një analizë e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit. Në studion e Report Tv, ish-deputeti socialist Alfred Peza tha se kjo analizë prek të gjitha strukturat, ndërsa theksoi se pavarësisht se u arrit fitorja, jo të gjithë performuan në nivelin e duhur.
“Kjo analizë prek të gjithë strukturat. Pavarësisht se u arrit fitorja dhe objektivat e fushatës jo të gjithë performuan në nivelin e duhur. Është një analizë kapilare që bëhet. Makina elektorale e PS të jetë e përsosur e të mos çedojë. Në asamble do flitet se si mund të jemi dhe më mirë pavarësht fitores historike. Do të fillojë dhe një proces i rëndësishëm i pranimeve të reja në PS. PS është një organizëm që vetëpërsoset në dinamikë sepse ka përgjegjësinë të jetë përfaqësuese. Ne kemi përqafuar dhe mënyrën e përthithjes së të rinjve siç ishte platforma për shqipërinë që duam. Janë të ftuar të gjithë të bëhen pjesë e PS”, tha Peza.
PS sipas Pezës ka axhendën e saj se ku do të shkojë dhe për ta çuar para axhendën kërkon edhe kontributin e opozitës.
“Ka dy momente, momenti i parë është se një parti politike e ka të artë pikën në horizont se ku do të arrijë, dhe nesër të gjitha që diskutohen janë në funksion të kësaj. PS pavarësisht se është më e madhja dhe e vetmja që do qeverisë vendin, nuk është një parti që do e bëjë këtë gjë e vetme, sfidat e Shqipërisë smund të bëhen vetëm nga një parti politike sepse pluralizmi ka dhe opozitën. Dora e bashkëpunimit për opozitën ka qenë e shtrirë edhe para zgjedhjeve. Bashkëpunimi i hapur përgjithçka që është në të mirë të Shqiptarëve. Për ta çuar përpara axhendën në BE duhet dhe kontributi i opozitës”, shtoi ai.
Lidhur me seancën plenare që do të mbahet më 9 qershor për votimin e raportit të komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Peza tha se PS do ti shkojë deri në fund kësaj çështjeje. Kjo mazhorancë tha Peza i ka votat për ta shkarkuar Metën.
“Po është betejë e mazhorancës dhe Rama deklaroi se Meta e ka humbur betejën. PS ka gjithë vullnetin për ti shkuar deri në fund dhe do ta shkarkojë në parlament më pas vendimin final do ta japë gjykata kushtetuese. Kjo mazhorancë e ka këtë vullnet dhe këtë do ta bëjë. I ka votat për ta çuar çështjen në gjykatë. Meta fjalën ka pushtetin më të madh dhe veprimet ose mosveprimet që i cakton kushtetuta apo kufizimet. Me deklaratat e tij ai shihet nëse e ka zbatuar kushtetutën për të qenë ai që duhet të ishte në detyrën e kryetarit të shtetit. E ka shkelur dhe meriton të shkarkohet”, shtoi ai.
Peza tha se modeli më i keq i presidentit pas Metës është Sali Berisha. Sipas tij duhet një model i ri dhe që presidenti të mos jetë politik.
“E rëndësishme është të mos jetë politik presidenti. Ka pasur modele presidenti një nga më të këqijat pas metës është berisha. Për mua njësoj. Duhet të shkojmë te një model i ri. Meta e di që PS është e vendosur ta shkarkojë”, tha mes të tjerash Peza.