Të gjithë duam të dukemi bukur gjatë verës, por pa cenuar komoditetin për të ecur lehtë dhe për të përballuar të nxehtin. Së fundmi, kemi parë në profilet e blogerëve dhe dashamirësve të modës, të kombinojnë veshjet e tyre verore, më një palë sandale me platformë dhe që vijnë në ngjyra të ndryshme.

Me këto sandale mund të lëvizni po aq lehtë sa mund të ecni 10.000 hapa në ditë, falë platformës së butë dhe rripave që mund t’i përshtasni me këmbën tuaj. Ato vijnë në shumë ngjyra, duke përfshirë të bardhën,të zezën dhe ngjyra të tjera verore. Falë platformës që kanë, mund të shkojnë në mënyrë perfekte me funde dhe fustane. Por, mund të guxoni më shumë, duke veshur nëj palë çorapë të gjata dhe të dukeni “stylish”. Herën tjetër që planifikoni të bëni ‘shopping’, konsiderojini këto sandale dhe mendoni ‘outfit-et’ që do të krijoni.