Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga punimet që po bëhen për bypass-in e Vlorës. Kryeministri shprehet se synimi është që kjo urë të bëhet e kalueshme në mes të korrikut.

“Mirëmëngjes dhe me një moment nga puna sfiduese në bajpasin e Vlorës, të cilin synojmë ta bëjmë të kalueshëm në mesin e korrikut, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan Rama.

Punimet për baypass-in e Vlorës janë drejt përfundimit, ndërsa pritet të hapet më 15 korrik në mënyrë provizore duke i shërbyer sezonit veror për të lehtësuar trafikun e rënduar që krijohet nga Radhima deri tek Kalaja në Vlorë.

Bypass-i i Vlorës ka një gjatësi prej 29 kilometrash, nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë.