Ka filluar në Shqipëri investimi për një prej pikave më të mëdha të Mesdheut për distribucionin e peshkut Ton në të gjithë botën.
Lajmin e bën me dije kryeministri Rama, i cili thotë se ky investim prej më shumë se 10 milionë euro do ta bëjë Shqipërinë një nga vendet kyçe në Mesdhe për ekonominë globale të këtij produkti shumë të kërkuar të detit.
“Filloi investimi për një prej pikave më të mëdha të Mesdheut për distribucionin e peshkut Ton në të gjithë botën. Ky investim do të jetë me faza, i shtrirë në tre vjet dhe do të kalojë shifrën e 10 milionë eurove. Shqipëria do të bëhet një nga vendet kyçe në Mesdhe për ekonominë globale të këtij produkti shumë të kërkuar të detit. Akuariumet e Tonit do të jenë njëkohësisht, si kudo në ujërat mesdhetare edhe destinacion për turistët.
Ekonomia blu, do të njohë një rritje të re të fuqishme në rrugën e Shqipërisë2030”, shkruan Rama.