Kryeministri Rama ka postuar në rrejtin e tij Facebook pamje nga zona e Shkodrës, në fushatën për hedhjen e insektit që lufton “grerëzën e zezë” të gështenjave. Kjo është një metodë që I vjen në ndihmë fermerëve vendas të ruajnë dhe mirëmbajnë prodhimet e tyre, pa përdorimin e kimikateve. Kjo metodë e certifikuar edhe nga Bashkimi Evropian e rrit më tepër cilësinë e produktit në treg.
“Nisi sot në zonën e Reçit Shkodër, fushata e hedhjes së insektit që lufton “grerëzën e zezë” të gështenjave.
Kjo metodë e çertifikuar nga BE siguron ruajtjen dhe mirëmbajtjen pa pasur nevojën e përdorimit të kimikateve duke garantuar cilësinë e këtij produkti shumë të kërkuar në tregun vendas dhe ndërkombëtar.”,- shkruan Ram
në postimin e tij.