Që nga data 7 Qershor qytetarët shqiptarë kanë pasur mundësi që të hyjnë në territorin e Spanjës. Shteti iberik ka vendosur që të lejojë shqiptarët që kanë realizuar të dy dozat e vaksinimit.
Sipas një postimi të ambasadës së Spanjës në Tiranë dy ditë më parë në rrjetet sociale, të interesuarit duhet që t’i kenë realizuar vaksinat 14 ditë para datës së udhëtimit me vaksinat e njohura nga EMA apo OBSH.
“Duke filluar nga data 7 Qershor, Spanja lejon futjen në territorin e saj të nënshtetasve shqiptarë që kanë realizuar të dy dozat e vaksinimit, 14 ditë para datës së udhëtimit, me vaksinat e njohura nga EMA apo OBSH”, thuhet në një njoftim.