Lajm i mirë nga fronti i luftës kundër COVID. Aktualisht në spitalin infektiv janë vetëm 9 pacientë që po marrin trajtim për këtë sëmundje.
Shifra është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale.
“LAJM I MIRË! Vetëm 9 pacientë me COVID-19 po marrin trajtim në spitalin Infektiv, teksa vijon të ulet numri i rasteve aktive në të gjithë vendin”, shkruan ministrja.