Për të parën herë në këtë sezon veror, në qytetin e Pogradecit janë ndalur mjetet e koleksionit shqiptar Retro. Kudo ku ekspozohet, Retro sjell art, dëshirë, ngjyrë, pasion, bukuri, por mbi të gjitha sjell kulturën e ruajtjes së vlerave të mjeteve historike.
60 mjete Retro janë vendosur në shëtitoren e Pogradecit, në sheshin e Trëndafilave, buzë liqenit, ku do të qëndrojnë për dy ditë me rradhë. Kjo fundjavë në Pogradec nën tingujt e muzikës Jazz dhe Swing prezanton për qytetarët dhe turistët mjete te markave dhe viteve te ndryshëm, të cilat vijnë në këtë paradë si pasuri të vyera të koleksionistëve dhe restauratorëve.
Të apasionuar dhe plot dashuri ata tregojne se Retro-s i kanë kushtuar vetë jetën, ndërsa ky pasion i hershëm do t’i ndjek gjithmonë.
Ky organizim ka tërhequr vëmendjen e të gjithë qytetarëve dhe turistëve, të cilët e konsiderojnë si vlerë që duhet trashëguar nga e kaluara.
Diten e diel flota e mjeteve Retro do të vazhdojë paradën drejt Parkut Kombëtar të Drilonit, për t’i shtuar magjinë dhe elegancën qytetit liqenor, ndërsa të gjithë të pranishmit do të kenë mundësinë të shohin dhe të prekin më nga afër një pjesë të së kaluarës.