Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë videon nga pritja zyrtare me rastin e antarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.
Rama shkruan mbi videon e publikuar, se Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit është një fitore e shqiptarëve.
Ai gjithashtu i shpreh mirënjohje diplomatëve dhe përfaqësuesve të shërbimit të jashtëm shqiptar, që kanë kontribuar ndër vite për këtë arritje.
Postimi i kryeministrit Edi Rama: Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit një fitore e shqiptarëve Në pritjen zyrtare me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, më përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, ministra dhe ish ministra të jashtëm. Mirënjohje diplomatëve dhe përfaqësuesve të shërbimit të jashtëm shqiptar ndër vite për këtë arritje