Nga Mero Baze/ Myslym Murrizi dhe Rudina Hajdari ishin dy deputetët më të s ul mu ar të Partisë Demokratike, pse nuk pranuan të dje gin mandatin e deputetit duke qëndruar në parlament. U a kuzuan si të blerë nga Edi Rama, si shërbëtorë të qeverisë etj. Dy vjet në parlament, Murrizi vazhdoi bëri punën e tij. Mes shumë punëve, ishte dhe një denoncim në SPAK për një tender uniformash në Ministrinë e Brendshme. Sot, SPAK arrestoi 9 veta, pasi i ka hyrë çështjes në themel, dhe ka konstatuar se ka shkelje të procedurave ligjore dhe shpërdorim fondesh.
Sot doli dhe PD, të denonconte Edi Ramën, pasi Luli, nga përvoja që ka me Doktorin në PD, e di që “peshku qelbet nga koka”. Tani nëse bëjmë bilancin e Murrizit dhe Bashës si dy opozitarë, njërin të akuzuar si pro qeverisë, e tjetrin të emëruar kryetar opozite, na rezulton se së paku Murrizi ka bërë një opozitë më të besueshme dhe më reale, pasi ka denoncuar një aferë korrupsioni dhe ka çuar në burg 9 zyrtarë.
Lulzim Basha, jo vetëm që ka dëmtuar asnjë fije qeverinë, por i bën asaj nder, sa herë del, pasi i forcon pozitat. Duke qenë se është person i pabesueshëm, i korruptuar dhe shumë pak kredibël për të qenë njeri i vërtet, çdo sulm i tij ndaj qeverisë sidomos për korrupsion, vetëm sa forcon qeverinë. Kjo vjen nga fakti se Lulzim Basha nuk bën opozitë, por bën konspektim të buletinit të prokurimeve publike. Shikon çdo tender që jepet dhe aty ku nuk ka marrë pjesë, bën sikur den oncon me gënjeshtra. Kjo e ka bërë atë të pabesueshëm për publikun dhe kur kritikon ndonjë tender, të gjithë nënkuptojnë që Kunati nuk e ka marrë pjesën.
Rasti i këtij tenderit e tregon fare qartë. Myslym Murrizi dhe Halit Valteri, dy ish-deputetë të PD ranë në kontakt me një histori të dyshimtë korrupsioni, e çuan në SPAK dhe sot kemi një bilanc konkret me arrestime. Mendoni sa e besueshme do të ishte bërë PD, sikur mos t’i përdorte historitë e korrupsionit si gjoba të Lulit, por si aksion politik.