Ministrja e Financave Anila Denaj ka ndarë disa të dhëna për të ardhurat në buxhetin e shtetit nga janari deri në qershor 2021. Denaj shkruan se janë 39 miliardë lekë më shumë dhe se treguesit fiskalë tregojnë se ekonomia shqiptare po vijon të performojë pozitivisht.

“?️Lajm i mirë ✅39 miliardë lekë më shumë në buxhetin e shtetit. ?Treguesit fiskalë të janar – qershor 2021 tregojnë se ekonomia shqiptare po vijon të performojë pozitivisht. Mbetemi të angazhuar në realizimin e planit të të ardhurave dhe shpenzimeve”, shkruan ministrja Denaj.

Sipas Ministrisë së Financave, performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 6 mujore (Janar – Qershor 2021) reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve. Të ardhurat totale për 6-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 104 % të planit të 6-mujorit. Shpenzimet e përgjithshme publike, për 6-mujorin e vitit 2021, u realizuan në masën 95.8% të planit të periudhës.

Në përputhje me parashikimet buxhetore dhe të indikatorëve makroekonomikë, niveli i deficitit në muajin e gjashtë të vitit 2021 rezultoi në rreth 29.1 miliardë lekë. Gjatë kësaj periudhe është ulur stoku i rimbursimit të TVSH-së me 10 miliard lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Performanca Paraprake 6-Mujore e të Ardhurave dhe Shpenzimeve./Të Ardhurat-Të ardhurat totale për 6-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 234 miliardë ose 104 % të planit të 6-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat kanë rritje prej 39 miliard lekë. Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 84.7 miliardë lekë, 16.5 miliardë lekë ose 24.3% më shumë se 6 mujori 2020, si dhe 4.5 miliardë lekë ose 5.6% më shumë se plani i të ardhurave doganore për 6 mujorin e vitit 2021. Të ardhurat doganore të 6 mujorit 2021 kanë shënuar realizimin më te lartë nga viti 2013.

Sipas Analizës së 60 grup mallrave, 50% të kontributit në totalin e të ardhurave doganore e zënë 5 produkte dhe përkatësisht:
karburant importi 23.7%, cigaret 12.5%, metalet bazë dhe artikujt prej tyre 6.1%, automjetet e përdorura me 4.4%, plastika dhe artikujt 2.7% të të ardhurave. Ndërkohë, ndikimin më të madh në rritje krahasuar me 6 mujorin e vitit 2020 e kanë dhënë të ardhurat nga importi i karburante, automjetet e përdorura, metalet bazë dhe artikujt prej tyre, cigaret, veshje dhe tekstile dhe materialet e ndërtimit, me efekt +9.6 miliardë lekë si rezultat i rritjes së sasisë së importuar dhe ndryshimit të çmimit.

Të ardhurat nga TVSH në import për 6 mujorin rezultojnë 56.9 miliardë lekë, 12.3 miliardë lekë ose 27.5% më shumë se një vit më parë, si dhe 3.2 miliardë ose 5.9% më shumë se plani për 6 mujorin 2021. Ekzistojnë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në realizimin e performancës së tatimit mbi vlerën e shtuar. Gjatë 6 mujorit 2021, produktet doganore me efekt pozitiv në të ardhurat e TVSH-së janë karburante importi, automjetet e përdorura, metalet bazë dhe artikujt prej tyre, veshje dhe tekstile, dhe materialet e ndërtimit, të cilat kanë një kontribut pozitiv +6.1 miliardë lekë. Ndër produktet me efekt negative renditen energjia elektrike, mielli dhe gruri, sheqeri, dhjamëra dhe vajra shtazore dhe fruta –perime, me një efekt -0.8 miliardë lekë.

Gjatë 6 mujorit 2021, rënia e sasisë së importuar të energjisë elektrike –435.4 mijë megawatorë, krahasuar me vitin 2020, ka sjellë efekt -393 milionë lekë në të ardhurat për TVSH, megjithëse efekti në të ardhurat totale si rezultat I ndryshimit të çmimit ishte +168.5 milionë lekë. Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 23.2 miliardë lekë, 3.4 miliardë lekë ose 17.3% më shumë se viti 2020, si dhe 1.1 miliardë lekë ose 5% më shumë se plani i akcizës për 6 mujorin 2021. Ndikim të rëndësishëm pozitiv në të ardhurat nga akciza kanë pasur produktet: Karburant importi, me një rritje 50.3 mijë ton, (+21.4%) më shumë se viti i kaluar, me efekt në të ardhura +2 miliard lekë, ose 20.6%. Cigare me një rritje 25 ton, (+2%) më shumë se viti i kaluar, me efekt në të ardhura +1.1 miliard lekë, ose 15.2%.

Ndër produktet e akcizueshme që kishin ndikim negativ ishin: Birrë prodhim vendi me një rënie prej 2.6 mijë ton (-17.1%) krahasuar me një vit më parë, me efekt negative në akcizë me -66 milionë lekë . Gaz I lëngët me një rënie prej 19.6 mijë ton (-30.5%) krahasuar me një vit më parë, me efekt negative në akcizë me -7 milionë lekë Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.2 miliardë lekë, 134.9% krahasuar me vitin i kaluar dhe realizim në masën 103.7% kundrejt planit, ose 44 milionë lekë më shumë. Të ardhurat nga renta minerare e naftës bruto janë 1 miliardë lekë, 328.4 milionë ose 47.8% më shumë se renta e 6 mujorit të vitit 2020. Krahasuar me vitin e kaluar, të ardhurat nga renta minerare për naftën bruto kanë pësuar rritje si rezultat i rritjes së sasisë së prodhimit të naftës bruto e cila për 6 mujorin 2021 është 12.9% më shumë se viti i kaluar me efekt +88.6 milionë lekë, por në të njëjtën kohë edhe rritja e çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare, ka sjellë një efekt +239.8 milionë lekë. Gjatë 6 mujorit 2021 kemi një rritje të rentës për njësi nga 2.36 lekë/ton në 3.08 lekë/ton.

Ndërkohë, të ardhurat nga mineralet e eksportuara kanë pësuar rritje në masën 24.1 milionë lekë, për shkak të rritjes së sasisë së eksportuar me 10.5% krahasuar me 6 mujorin e vitit 2020 me efekt +21.4 milionë lekë njëkohësisht dhe rritjes së çmimit të mineraleve, me efekt +2.7 milionë lekë. Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 3.3 miliardë lekë, 513 milionë lekë ose 18.3% më shumë se 6 mujori 2020, si dhe 153 milionë lekë ose 4.8% më shumë se plani i 6 mujorit 2021. Peshën më të madhe në taksën doganore e zënë produktet si cigaret (9.1%), fruta perimet (8%), mish importi (7.6%), veshjet e këmbës (7.5%).

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 6 mujorin 2021 u realizuan në masën 118.2 miliardë lekë, 15.6 miliardë ose 15.2% më shumë se 6 mujori i vitit të kaluar, si dhe 1.3 miliardë lekë, ose 1.1% më shumë se plani i 6 mujorit 2021. Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (bruto), u realizua në masën 26.8 miliardë lekë, 6 miliardë ose 28.8% më shumë se 6 mujori 2020, si dhe 3.1 miliardë ose 13.1% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 6 mujorin 2021. Sektorët me kontributin më të madh krahasuar me 6 mujorin e vitit 2020 janë sektori i tregtisë, ndërtimit dhe sektori i prodhimit. Rimbursimet për periudhën 6 mujore 2021 arritën 15.3 miliardë lekë, 8.1 miliardë lekë ose 111.6% më shumë se 6 mujori 2020, si dhe 5.4 miliardë lekë ose 54.9% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 6 mujorin 2021.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 17.7 miliardë lekë 4 miliardë lekë, ose 28.9% më shumë se 6 mujori 2020, si dhe 4 milionë lekë ose sa plani 2021 për Tatimin mbi Fitimin. Nga analiza e tatimit mbi fitimin sipas sektorëve rezulton sektori i shërbimit me rritje 40% krahasuar me 6 mujorin e vitit 2020 dhe sektori i ndërtimit me rritje 47% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 19.3 miliardë lekë, 3.4 miliardë lekë ose 21.6% më shumë se 6 mujori 2020, si dhe 130 milionë ose 0.7% më shumë se plani 6 mujori 2021. Ndikim të rëndësishëm në të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale kanë pasur: të ardhurat nga tatimi mbi deklaratën individuale vjetore të të ardhurave me rritje 352% krahasuar me 5 mujorin e vitit 2020; të ardhurat nga tatimi mbi dividentin dhe aksionet me rritje 146% krahasuar me 6 mujorin e vitit 2020; Taksat nacionale, për peridhën Janar-Qershor 2021 u realizuan në masën 17.9 miliardë lekë, 4.1 miliardë lekë ose 29.6% më shumë se 6 mujori 2020, si dhe 0.1 miliardë lekë ose 5.3% më shumë se plani i përcaktuar për 6 mujorin 2021. Peshën më të madhe në të ardhurat e taksës nacionale e zë taksa e qarkullimit rrugor me 49.5% të totalit të taksës nacionale, e cila gjatë 6 mujorit 2021 ka pësuar rritje me 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 51.8 miliardë lekë, 6.2 miliardë lekë ose 13.7% më shumë se 6 mujori 2020, si dhe realizim 105.2% të planit për 6 mujorin 2021. Nga analiza e numrit të të punësuarve të deklaruar për muajin Maj 2021 rezulton rritje me 13.100 vende pune ose 2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm dhe 11.500 ose 1.7% vende pune më shumë, krahasuar me mesataren e vendeve të punës për periudhën maj të viteve 2016-2020.

Shpenzimet-Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e gjashtë të vitit 2021, arritën në rreth 263.1 miliard LEK me një realizim në masën 95.8 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 ky zë ka rezultuar 12.6 përqind më i lartë ose rreth 29.4 miliard LEK më shumë. Shpenzimet korente dhe ato kapitale, për periudhën 6 mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 98.9 përqind dhe 72.6 përqind të planit të periudhës. Niveli i deficitit për periudhën 6 mujore të vitit 2021 rezultoi në rreth 29.1 miliard LEK, ose rreth 9.6 miliard LEK më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Për periudhën 6 mujore niveli i deficitit rezulton 58.4 përqind e planit të periudhës prej rreth 49.8 miliard LEK. Grafiku 3: Të ardhurat, shpenzimet dhe deficiti/suficiti – Plan vs Fakt (në milion Lekë)