Qeveria greke ka shtyrë pas datës 10 korrik hyrjen e pasagjerëve në Shqipëri përmes portit të Korfuzit. Kalimi do të lejohet vetëm kalimi nga Saranda në Korfuz i pasagjerëve, dhe jo kthimi i tyre drejt vendit tonë.

Ardhja në Shqipëri mundësohet vetëm nga pika e kalimit kufitar të Qafë-Botës. Shqiptarët që janë në Korfuz me pushime mund të vijnë në Shqipëri nëpërmjet portit të Igumenicës dhe pastaj nga vendkalimi kufitar i Qafë-Botës.

Pala greke njoftoi se do të lejonte sot hyrjen e pasagjerëve nga Korfuzi në Shqipëri, por kjo masë ndryshoi. Aktualisht, në linjën Sarandë-Korfuz funksionon vetëm një traget që transporton pasagjerë drejt Greqisë një herë në ditë.