Mjeku infeksionist Tritan Kalo thotë se rreziku i infektimit nga variantet COVID, është i pranishëm pavarësisht rënies së numrit të rasteve të reja, apo numrit të shtrimeve në spital. Kalo thotë se duhet të bëhet kujdes maksimal për higjienën personale, ndërkohë që thekson së qytetarët nuk duhet të nënvlerësojnë dobi prurjen nga vaksinimi anti-COVID.
Kalo, teksa rendit tre përparësitë e vaksinimit kundër Sars-Cov 2, u bën thirrje qytetarëve që vaksinohen. Kjo sepse sipas tij, sepse vetëm përmes imunizimit nëpërmjet vaksinimit do të bëhet e mundshme mbërritja e imunizimit të popullatës në atë nivel sa të mund të ndërpresë zinxhirin e infektimeve si dhe triumfin e plotë të kësaj ndaj kësaj sëmundje.
‘Kohë kovidiane…..17.07.2021……Edhe pse numuri i të shtruarve në Covid-1 është në minimumin e mundëshëm, edhe pse numuri i të testuarve pozitiv për Sars-Cov2/Covid-19 vërtitet po ashtu në shifra minimale, rreziku i infektimit nga variantet e ndryshme të virusit Sars-Cov2/Covid-19 është iminent, sidomos në kushtet e liberalizimit të plotë të hyrjeve në Shqipëri, për ti dhënë sado pak oksigjen një ekonomie të asfiksuar prej 18 muajve të “flamës mbarëbotërore”, Pandemisë së Covid-19…..Në këto kushte kur edhe stina e VERËS sjedh me vete dhjetra e dhjetra infeksione stinore gastro-intestinale bakteriale, virale dhe ushqimore, infeksione të lëkurës, infeksione të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarjes, pickime e infektime nga insektet e brejtësit, alergji nga më të ndryshmet, MOS e nënvlerësoni për asnjë dekikë përkujdesin ndaj vetes, të tjerëve dhe mjedisin ku jetoni apo pushoni këto javë të këtij “ ferri klimatik” të pa parë…..
Krahas HIGJENËS personale e kolektive, ruajtjen kur dhe ku është e mundshme të distancimit fizik, mbajtja e maskave në mjedise të mbyllura e të mbipopulluara sidomos nga individët e pa vaksinuar dhe nga të sëmurët me komorbozitete, KURRË mos nënvlerësoni dobiprurjen e VAKSINIMIT kundër Sars-Cov2/Covid-19 sepse u krijon tre përparësi në përballjen me “flamën mbarbotërore” në dallim me mos vaksinimin: 1- ul rrezikun e infektimit, 2- ul rrezikun e shtrimeve në spital me një formë të rëndë të infeksionit, dhe 3- ul në maksimun rrezikun e vdekjes nga kjo sëmundje…. Krahas imunizimit aktiv prej kalimit të zëshëm apo të pazëshëm të infeksionit nga Sars-Cov2, imunizimi aktiv pëmes VAKSINIMIT do ta bëj të mundshme mbritjen e imunizimit të popullatës në atë nivel, sa të mund të ndërpresë zinxhirin e infektimeve si dhe triumfin e plotë ndaj kësaj sëmundje, e cila më pas do jetë pjesë endemike e mozaikut të sëmundjeve të ndryshme që bashkëshoqërojnë njerzimin prej shekujsh…..Të mendojmë dhe të punojmë për çdo minutë për këtë ditë….. DERI ATËHERË, vetkujdesje maksimale sepse asnjë Shqiptar nuku ësht i tepërt këtë botë, përkundrazi…..Ne jemi këtu si staff mjeksor i Covid-1 në QSUNT, për t’u Përkujdesur për ju me Punën, Përkushtimin e Profesionalizmin tonë….. Together forever!!!!’- shkruan Kalo.