Java sapo ka nisur dje dhe parashikimi i astrologëve zbulon tre nga shenjat që do të kenë më shumë fat. Ato janë Peshorja, Luani dhe Ujori. Nëse ka një fjalë të vetme për ta përshkruar më mirë këtë javë do të ishte: energjike. Po si do ndikojë konkretisht?

Luani-Ajo që po kërkoni për këtë javë është diçka e ngjashme me një fitore pas një beteje të gjatë. Jo, ju nuk do të merrni armët, por thjesht do të fitoni mbi një debat që po bënit prej kohësh. E keni ditur gjithmonë që kishit të drejtë. Do të përjetoni një ndjenjë ekstreme lehtësimi.

Peshorja-Ju keni dëshiruar diçka ndryshe, unike. Kjo është ajo që do të vini re këtë javë. Gjërat në jetën tuaj po lëvizin. Ju jeni një krijesë e pavarur dhe jeni të lumtur vetëm nëse keni hapësirën e duhur ??të shpreheni. Kjo javë e hap derën për ju. Askush nuk do t`ju pengojë apo kritikojë. Ajo që e bën kaq të mrekullueshme këtë javë është ndjenja e lirisë. Kjo liri megjithatë do ketë kufizimet e saj.

Ujori-Qëndrimi juaj energjik për të punuar dhe për të bërë para, ju shpërblen këtë javë. Kjo mund të quhet një javë shumë e suksesshme për ju. Do jeni në gjendje do vini kufirin të tjerëve duke iu thënë: Nëse doni ta bëni diçka, bëjeni vetë.