Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e ditës së sotme ku një autobus me targa kosovare ka mbetur i aksidentuar në Kroaci. Për pasojë 10 persona nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve të marra nga aksidenti ndërsa 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja është raportuar rreth orës 10:00 nga mediat vendase kroate ndërsa dyshohet se 20 persona të tjerë kanë mbetur të bllokuar brenda në autobus. Mësohet se autobusi i aksidentuar me targa kosovare vinte nga Frankfurti drejt Prishtinës.