Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë arritur në Shkup, aty edhe ku do të marrin pjesë në Forumin e Prespës.
Para se të bëheshin pjesë e diskutimeve në Forum, Rama dhe Kurti janë takuar me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, BDI, Ali Ahmetin.
Në këtë forum do të diskutohen temat që kanë të bëjnë me lidhjet transatlantike dhe kthimit të sinergjisë në mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në Ballkanin Perëndimor raporton Klan Macedonia.
“Rivendosja e sinergjisë në mes BE-SHBA drejtë Ballkanit Perëndimor” është titulli i panelit, i cili do të hapet nga presidenti Stevo Pendarovski, pasuar nga fjalimet nga presidentët e Malit të Zi dhe Sllovenisë, Milo Gjukanoviç dhe Borut Pahor, ndihmëssekretari i Shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazia Filip Riker, komisionari i BE-së Johanes Hanl.
Në këtë panel merr pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryeministri I Kosovës Albin Kurti, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç .
Zaevi dhe Ciprasi janë pajtuar se tre vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, për çdo ditë vijnë përfitimet nga zgjidhja e kontestit prej tri dekadave me të cilën u vendosën miqësia strategjike mes RMV-së dhe Greqisë