Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu këtë të hënë kanë qenë në qendrën e re shëndetësore “18 Tetori”, në Dimal ku ka nisur dhe vaksinimi masiv për çdo qytetar +18 vjeç.
Rama u shpreh se variati i ri ‘Delta’ është më agresiv dhe përhapet më shpejt, prandaj është e rëndësishme që çdo qytetar të vaksinohet për ti bërë ballë.
“Ajo që vlen për tu theksuar është se përtej faktit se Shqipëria ka ecur mirë dhe botërisht është klasifikuar në vendet e para sa i përket efikasitetit të këtij procesi, varianti i ri është agresiv dhe përhapet shpejt dhe është i rrezikshëm kur kap ato që janë të vaksinuar. Vaksinimi nuk e bën të paprekshëm individin por e bën virusin më të dobët para individit.
Në rastet kur preket një i vaksinuar, shanset për të shkuar në spital janë zero dhe simptomat janë të lehta dhe pa vuajtje. Ndaj është e rëndësishme që të vaksinohemi. Para jush keni një të vaksinuar dhe nuk më ka ndodhur asgjë ndaj është e rëndësishme që të bien poshtë të gjithë teoritë e konspiracionit”, ka thënë ai.