Nga Artur Ajazi/ Edi Rama ka ardhur në pushtet me votën e mbi 1 milion shqiptarëve, për të realizuar ëndërrën e kahershme të tij. Dhe ky është mandati i tretë që fiton, për të bërë shtetin ligjor.Një ëndërr të tillë, askush nga paraardhësit e tij nuk e ka realizuar deri në 2013, aq më tepër nuk e ka patur objekt të pushtetit tij. Bërja e shtetit ligjor, është një prej “maloreve” të forta të Edi Ramës dhe ekipit të tij.

Çdo kryeministër në botë, nuk mund të realizojë asnjë prej objektivave të tij, në rast se nuk mbetet i vendosur në rrugëtimin e tij qeverisës. Realiteti i sotëm, tregon se Edi Rama ja ka dalë. Një prej prioriteteve të qëndrueshme të Ramës ka qenë dhe mbetet,forcimi i ekonomisë dhe demokratizimi i institucioneve shtetërore. Qeveria e Edi Ramës ka zbatuar dhe po zbaton reforma të shumta, duke përfshirë ristrukturimin dhe modernizimin e gjyqësorit dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri, një reformim të plotë të administratës publike, mirëqenies sociale dhe sistemit të pensioneve.

Gjithashtu në mandatin e tij qeveria ka vendosur barazinë gjinore në qendër të axhendës së saj. Aktualisht mbi 50 per qind e ministrive janë femra, duke e bërë atë numrin më të madh të grave që shërbejnë në historinë e vendit.Që nga 15 shtatori 2013, Rama shërben si Kryeministri i 33-të i Shqipërisë. Gjatë fushatave zgjedhore, Edi Rama ka deklaruar se “kthimi i rendit publik ishte dhe mbetet përparësia e tij numër një”. Në vitin 2013, Policia Shqiptare ishte në gjendje të mjerueshme, dhe mbulonte në mënyrë aktive vetëm 55 per qind të territorit vendit.

Por me kalimin e viteve, qeveria Rama ka investuar shumë në modernizimin, trajnimin dhe përmirësimin e përfitimeve financiare të forcës policore. Policia ka marrë lëvdata nga faktori brëndshëm dhe ai ndërkombëtar kur në vitin 2014 ndërmori një operacion shumë të suksesshëm në Lazarat, një fshat i njohur për prodhimin e mariuhanës. Sot Policia e Shtetit, është një forcë e madhe goditëse ndaj krimit, trafikut dhe korrupsionit. Krahas kësaj, Edi Rama është zotuar për ristrukturimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri, (dhe po e bën realitet) që ishte një nga sistemet gjyqësore më të korruptuara në Europë deri para pak vitesh.

Në vitin 2016, Parlamenti miratoi “ligjin e Vetiung-ut”. Bazuar në këtë ligj, çdo gjyqtar ose prokuror i cili nuk mund të shpjegojë dhe mbrojë burimin e pasurisë ose të vendimeve të dyshimta, do të skualifikohet dhe ndiqet penalisht.Në nëntor 2016, Bashkimi Evropian deklaroi se “një zbatim i suksesshëm i ligjit të verifikimit mbetet kriteri i vetëm për të përmbushur përpara hapjes së bisedimeve të pranimit”.Një tjetër reformë kyçe e Edi Ramës, ishte reforma në sektorin e energjisë, e lënë në prag të falimentimit nga qeverisja e Partisë Demokratike, pas një përpjekje të dështuar për privatizim.

Qeveria e zotit Rama, ka zbatuar me sukses shlyerjen e miliardave të faturave të papaguara dhe ka investuar shumë në modernizimin e rrjetit të vjetërsuar të shpërndarjes së energjisë.Politikat ekonomike kanë qenë të suksesshme, aq sa rritja ekonomike nga 0,5 per qind në vitin 2013, sot është 10 fishuar. Papunësia është zvogëluar në mënyrë të qëndrueshme, falë mijëra vendeve të reja të punës të krijuara deri vitin 2020. Edhe ky një objektiv i realizuar me fakte dhe jo llafe.

Shqipëria ka sot nivelin më të ulët të papunësisë në Ballkan, dhe kjo falë luftës ndaj informalitetit, dhe veseve të shëmtuara të trashëguara nga qeverisja e kaluar në sektorin e punësimit. Shqipëria ka sot një politikë të jashtme të konsoliduar dhe konturuar sipas interesave të vendit dhe bashkësisë euroatlantike. Të bësh shtetin ligjor në Shqipëri, është një “malore” e fortë, e gjatë dhe e mundimshme, dhe vetëm një i “pagjumë” dhe i palodhur si Edi Rama mund t’ja dalë. Të ecësh me ritmin e Ramës, do të thotë të ecësh me ritmin e Europës, me ritmin e kohës që vjen dhe nuk të “fal” vonesa në stacion. Ky është ndoshta dhe “çelësi” i suksesit, të cilin askush si ai deri sot, nuk ka mundur ta gjejë dhe përdorë në mënyrë aq efektive në praktikë.