Policia rrugore ka vijuar aksionet, në aksin Fier-Vlorë. Në vetëm 6 orë monitorim me radar, policia njofton se janë pezulluar 19 leje drejtimi për shpejtësi që varionin nga 145 km/h deri në 166 km/h dhe 62 masa administrative për shpejtësi, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të patentës. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë pezulluar 63 Leje Drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Në të gjithë vendin janë arrestuar 11 shtetas, nga këta 6 për drejtim mjetin në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa patentë. Po gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë vendosur 1690 masa administrative për parakalime të gabuara, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, për mosvendosje të rripit të sigurimit e kaskës mbrojtëse dhe parkime të gabuara që pengojnë lëvizjen e lirë të këmbësorëve dhe automjeteve.
Njoftimi i policisë: Policia Rrugore e Fierit ? me radarë?, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në Bypass, për të parandaluar aksidentet rrugore. Për 6 orë monitorim, 19 Leje Drejtimi të pezulluara për shpejtësi që varionin nga 145 km/h deri në 166 km/h dhe 62 masa administrative për shpejtësi, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të patentës.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë pezulluar 63 Leje Drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Në të gjithë vendin janë arrestuar 11 shtetas, nga këta 6 për drejtim mjetin në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa patentë. Po gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë vendosur 1690 masa adminstrative për parakalime të gabuara, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, për mosvendosje të rripit të sigurimit e kaskës mbrojtëse dhe parkime të gabuara që pengojnë lëvizjen e lirë të këmbësorëve dhe automjeteve. Mos fluturoni ? në rrugë ?️për të arritur sa më parë detin, së në rastin më të mirë do arrini radarin ?dhe policin rrugor?♂️ dhe në rastin më të keq aksidentin!?
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion? të sigurt dhe me patentë në xhep. Në çdo aks rrugor, nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e Korçë ka patrulla të Policisë Rrugore me ????. #❌shpejtësisë???️ ❌alkoolit?në? #Radari ?drageri?dhepolici??tëshpëtojnëjetën.