Stuhitë kanë lënë të izoluar rreth 50 persona në një qytet në Italinë veriore. “Në Brienno, në bregun perëndimor të liqenit Como, rrëshqitjet e dheut bllokuan një autostradë dhe kanë izoluar banorët”, njoftoi sot brigada e zjarrfikësve.
Një grua e moshuar, e cila u bllokua në shtëpinë e saj, u shpëtua nga shërbimet e urgjencës.
Dy shtëpi të tjera u evakuuan. Autoriteti i Mbrojtjes Civile njoftoi për stuhi të mëdha, kryesisht mbi Lombardinë. Pjesë të tjera të bregut perëndimor të liqenit Como u prekën gjithashtu nga rreshje të mëdha shiu. Ende nuk ka raportime për v i kt im a.