Kristaq Llupi është një ndër bletërritësit më të njohur të zonës së Myzeqesë. Ai vendosi 20 vite më parë të kthehej nga emigracioni dhe t’i kthehej traditës së të parëve të tij.
‘Prindërit kanë mbajtur bletë para viteve ’70 më pas kur u ktheva nga emigranci një fqinj më dha dy bletë dhe unë i hyra hyra kësaj pune dhe i kam shtuar në një numër të konsiderueshëm. Unë kam më shumë se 20 vjet qe i sherbej bletëve kam pasur dikur pak blete. Krahas bujqësise jam mare më shume me bletët duke shtuar më numrin me mbi 60 koshere’, tregon ai.
Teksa vizitojmë fermën e tij në fshatin Shën Pjetër të Fierit e gjejmë Kristaqin në kulmin e punës. Nga qershori e deri në korrik ai mbledh rreth 10 kilogram mjaltë në një koshere. Kjo është një punë që kërkon kujdes dhe paktikë që Kristaqit nuk i mungojnë….
‘Ajo ka një tingull një goditje sepse e njeh personin që hyn tek bleta. Nuk është agresive unë hyj këtu me nusen e djalit dhe mbesen 5 vjece….pra duhet të dish të punosh me bletën. Ndërsa tymuesja për të ulur presionin e bletës të mos jetë agresive kur punojmë me qetësi nuk të ngacmon kur ka kullotë’, tha Llupi.
Kristaq Llupi thotë se bletëve nuk iu hedh koncentrat por se ushqehen me lule në bahçen e shtëpisë. Të gjithë sasinë e mjaltit e ka të porositur, pra një treg të sigurt.
‘Unë gjej 10-12 kile për koshere, knea kullotën e tyre u lëmë edhe ushqim kur nuk gjejnë në natyrë, por jo koncentrat. Keto jane blete qe ushqehen me lule. zona e myzeqese njihet per prodhimin e mjaltit. Jetojmë më mirë,me përfitimet e bletëve kemi shtuar numrin e tyre’, u shpreh Llupi.
Teksa flet me pasion për punën e tij, bletërritësi tregon se një koshere ka rreth 20 mijë blete dhe të gjithë punojnë nën komandën e mbretëreshës. Sa më e madhe ushtria aq më shumë mjaltë gjen në koshere..
‘Ajo ka mbretëreshën me mbi 20 mijë bletë brenda dhe numri varet nga shërbimi…sa më pastër dhe sa shëndetshëm i mban aq më shumë shumohen. Bletët janë si ushtri që i binden mbretëreshës, punojnë si staf qeveritar’, rrëfen Llupi.
Puna me bletët është e bukur dhe fitimprurëse, Kristaq Llupi, thotë se ka bërë aplikimin dhe pret të marrë subvencion nga drejtoria e bujqësisë për të shumuar kosheret.