Kryeministri Edi Rama sugjeron bregdetin e Durrësit për të kaluar fundjavën. Me këngën në sfond ‘Waves’ dhe me pamjet mbresëlënëse që vijnë nga i gjithë rrugëtimi Currila – Porto Romano – Marina Ushtarake, Rama uron një pasdite të këndshme.

Ndër të tjera kryeministri bën me dije se ky rrugëtim ka një gjatësi prej 11 km dhe të ofron mundësi edhe për hiking. Ndërkaq, vizituesit mund të shijojnë bukuritë natyrore e jo vetëm, mund të ndalojnë edh ene plazhet ranore e shkëmbore.

“Pasdite të këndshme nga peizazhi që ofron rrugëtimi Currila – Porto Romano – Marina Ushtarake në një itinerar me gjatësi 11km, ngjitje/hiking, mes shtigjeve natyrore, me pisha e tarraca ullishtesh deri në kalanë e Hidrovotit, gjatë rrugëtimit nuk mungojnë edhe plazhet me sipërfaqe të vogla ranore dhe shkëmbore”, shkruan Rama.