Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka dhënë paralajmërim kundër udhëtimit në ishujt jugorë të Egjeut të Greqisë, duke e përditësuar zonën në të kuqe të errët pasi ditët e fundit është raportuar rritje e ndjeshme e rasteve me Covid-19. Harta e udhëtimit e publikuar nga ECDC kategorizon ishujt në pesë nivele, në varësi të situatës pandemike, duke filluar nga zonat jeshile, ku norma e virulencës deri tek zonat e kuqe të errëta, ku numri i rasteve ditore është 500 ose më shumë.Tetë ishujt grek që janë një hap para izolimit Sistemi i vlerësimit  gjithashtu përfshin edhe zonat gri, që do të thotë se informacionet rreth atij ishulli nuk janë të mjaftueshme për ta cilësuar si të rrezikshëm ose jo.

Pas fushatës së suskesshme të të vaksinimit, qeveria greke hapi ishujt për turistët në pranverën e vitit 2021 me shpresën e rimëkëmbjes së ekonomisë vendase, pas krizës të shkaktuar nga kufizimet për udhëtimet. Ndërsa 31.3 milioën turistë vizituan Greqinë në 2019, ky numër ra me 76.5% në vetëm 7.4 milionë në 2020, sipas Institutit të Shoqatës së Ndërmarrjeve Turistike Greke. Vendimi për të zhvendosur ishujt e Jugut të Egjeut në kategorinë e zonave të kuqe vjen një javë pasi Kreta, një tjetër destinacion pushimesh në Greqi, regjistri numër të lartë infektimesh.

Më poshtë ndodhet harta e cila kategorizon zonat dhe vendet e Bashkimit Europian në zona jeshile, portokalii, të kuqe, të kuqe të errët dhe gri, në varësi të virulencës pandemike. BE publikon hartën: Shtetet me të kuqe, e portokalli, ja zonat me risk. Harta përditësohet çdo të enjte, sipas rekomandimit të ECDC.