Kryeministri Edi Rama e ka kaluar këtë të enjte në jug të Shqipërisë, ku pasi u ndal në Tepelënë duke parë nga afër ecurinë e punimeve në rrugë, ka ndaluar në qytetin e Gjirokastrës.

Ai ka nxjerrë në rrjetin social ‘Instagram’ një video, ku shihet ulur dhe në dorë mban një bukë të gatuar. Ai u sugjeron ndjekësve të tij të shkojnë të vizitojnë zonën Labiovë e Kryqit dhe të shijojnë ushqimin e shijshëm.

‘Më dëgjoni mua, se kam parë dhe nuk flas kot, duhet ta shijoni”, shprehet Rama teksa mban në duar bukën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)