Gjimnazi ‘Sami Frashëri’ është një nga 160 shkollat që po rindërtohen në kuadër të programit të Rindërtimit, pas dëmtimeve nga tërmeti 26 nëntorit 2019.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri për rindërtimin e kësaj shkolle.

‘MIRËMËNGJES, dhe me punën që nuk pushon për gjimnazin “Sami Frashëri”, ju uroj të gjithëve një pushim të bukur sot’, shkruan Rama.

Projekti i gjimnazit “Sami Frashri”, synon të shndërrojë atë në një nga shkollat më të mëdha dhe më të bukura në Shqipëri.

Përmes këtij investimi, kjo shkollë, do të ketë mjedise mësimore edukative moderne dhe në aspektin e arkitekturës po kthehet në një simbol të arkitekturës moderne me 48 klasa ku do të mësojnë 1400 nxënës.

Kjo shkollë po transformohet në arkitekturë model të Rindërtimit, me një projekt fantastik që jo vetëm siguron dyfishimin e kapacitetit të shkollës, por sjell në kryeqytet një tjetër vepër të denjë për skenën e arkitekturës bashkëkohore, e cila do të rrisë ndjeshëm cilësinë e jetës për nxënësit e mësuesit.