Procesi i rindërtimi vijon në të gjithë vendin, ku edhe Thumana po merr tashmë një tjetër pamje.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot pikërisht me një video nga Thumana, ndërsa shkruan se po merr formë qyteza e Rilindjes.
“Mirëmëngjes dhe me Thumanën ku po merr formë qyteza e Rilindjes, me 14 pallate dhe 158 shtëpi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Procesi i rindërtimit vijon me ritme të shpejta në të gjithë vendin, ndërsa Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, është shprehur më parë se brenda pranverës së viti 2022 nuk do të ketë më asnjë shenjë nga tërmeti i vitit 2019.