Asnjë humbje jete, 2760 testime, 16 raste të reja dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit. Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 2760 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 16 qytetarë, në këto bashki: 4 raste nëElbasan, 3 në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, nga 1 rast në Durrës, Korçë, Kukës, Has, Lushnje. Aktualisht janë 283 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 11 pacientë dhe ndërkohë në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Sakaq, janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,152 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (26 Korrik 2021) Raste të reja ditore 16 Të shëruar në 24 orë 13 Të shtruar në spitale 11 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 2760 Testime totale 880,100 Raste pozitive 132,891 Raste të shëruara 130,152 Raste Aktive 283 Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 100 Elbasan 34 Kukës 31 Vlorë 26 Lezhë 25 Durrës 19 Shkodër 16 Fier 15 Berat 7 Korçë 7 Gjirokastër 3