Juventusi do të ketë testin e parë të vërtetë të verës ditën e shtunë kur skuadra e Massimiliano Allegrit do të luajë përballë ekipit të Berlusconit.
Nuk do të jete Paulo Dybala, që lufton me lodhjen e muskujve, dhe ndoshta edhe Cristiano Ronaldo. Sipas Gazzetta.it, asi portugez nuk duhet të marrë pjesë në Trofeun Berlusconi të planifikuar kundër Monza, në mënyrë që të vazhdojë stërvitjen e tij atletike në Continassa.
Alvaro Morata dhe Rodrigo Bentancur, të cilët u kthyen nga pushimet sot, janë gjithashtu jashte.
Në mëngjes, Massimiliano Allegri do të shpallë listën.