Kryeqyteti amerikan, Uashington, sërish ka vendosur mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse në ambiente të mbyllura, pa dallim nëse qytetarët janë të vaksinuar apo jo. Prefektja e Uashingtonit, Mjuriel Bouser paralajmëroi se rregullat e reja do të hyjnë në fuqi të shtunën dhe se do të zbatohen për të gjithë personat prej moshës dy vjeçare. ”E di që qytetarët e Uashingtonit i kanë ndjekur me kujdes udhëzimet për shëndetin publik dhe se do ta pranojnë këtë”, theksoi ajo.
”Do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që duhet për ta mbajtur Uashingtonin të sigurt”, theksoi prefektja.