Nga Pusteci i Korçës, ku mori pjesë në Festivalin “Mik”, Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, në fjalën e saj e vuri theksin te Reforma në Drejtësi. Ajo tha se kjo reformë po çohet përpara, ndonëse shtoi se po ecën më ngadalë nga sa do të donte SHBA. Kim thekson se tani është koha për të vazhduar përpara dhe për t’u mos u dorëzuar.
“Kam shpresë të pafundme për Shqipërinë. Unë mendoj që reforma në drejtësi po çohet përpara, ngadalë, më ngadalë se çfarë do të donim por është padyshim një shtysë përpara, njerëzit duhet të vazhdojnë të jenë të pakënaqur, duhet të jenë më tepër kërkues me qeveritaret e tyre, njerëzit që ata kanë zgjedhur dhe duhet të vazhdojnë përpara. Tani është koha që të vazhdojmë përpara. Mos u dorëzoni. Disa njerëz thonë që reforma në drejtësi është asgjë, duhet të dorëzohemi, por jo, po ju gënjejnë, mos hiqni dorë”, tha ajo.