Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka pritur në takim kongresmenin amerikan, me të cilin vizituan dhe bazën ajrore të Kuçovës, në të cilën NATO do të investojë 58 milionë dollarë për modernizimin e saj.

Kim mirëpriti Kongresmenin e Shteteve të Bashkuara Mike Quigley, i cili ishte për një vizitë dy ditore në vendin tonë më 18 dhe 19 gusht.

Baza e Kuçovës do të marrë një financim prej 58 milionë dollarësh nga NATO, për t’a modernizuar atë tërësisht, në mbështetje të transportit ajror, logjistikës, politikave ajrore dhe trajnimeve të NATO-s.

“Ambasadorja Kim mirëpriti Kongresmenin e Shteteve të Bashkuara Mike Quigley në Shqipëri këtë javë. Kongresmeni përfaqëson distriktin e 5-të të Illinois dhe në datat 18 dhe 19 gusht ishte në Tiranë, ku u takua me Ambasaroren Kim, Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefin e Shtabit Begaj dhe vizitoi bazën ajrore të Kuçovës. Baza e Kuçovës do të marrë një financim prej 58 milionë dollarësh nga NATO, për t’a modernizuar atë tërësisht, në mbështetje të transportit ajror, logjistikës, politikave ajrore dhe trajnimeve të NATO-s’, thuhet në njoftimin e SHBA

Në muajin gusht të vitit 2018, u dha lajmi se NATO do të ndërtojë bazë ajrore në Kucovë, në bazën e vjetër ajrore, ku tashmë qëndrojnë avionë luftarakë. Baza ajrore e Kuçovës do të shndërrohet në bazën e parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.