Rreth 3697 procedura angiografi dhe angioplastikë, pjesë e paketës së Kardiologjisë janë kryer gjatë 2021. Shifrat janë bërë të ditura nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), ndërsa ky i fundit ka apeluar për kujdes ndaj zemrës.

Sipas Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor janë kryer 1585 dhe angioplastikë, 1765 angiografi koronare, 231 pacemaker dhe 116 angioplastikë. FSDKSH thekson se pacientët përfitojnë financim 100% për kryerjen e këtyre ekzaminimeve.