Kryeministri Edi Rama tha se PD do të hyjë në parlament me një dhëmballë të prishur, referuar këti ish-kryeministrit Sali Berisha i cili është shpallur “Non Grata” nga SHBA. Kjo dhëmballë tha Rama, i ka infektuar të gjithë fytyrën PD.
“Mandati i 3 sduhet tu ngjajë të parëve as në sallën e kuvendit. Ne duhet të bëjmë çfarë duhet të shtyjmë përpara pa humbur kohë reformat dhe ligjet që shërbejnë për njerëzit. Dora e bashkëpunimit për PD do jetë e shtrirë pa kushte pavarësisht nga sjellja e saj. Konflikti në debat sdo jetë më kryefjala e parlamentit. Ne duhet të ndryshojmë drejtim sado që at ai bien fyellit me t ënjëjtën vrimë, në vrimën e bërë gropë ku kanë rënë vetë 5 herë.
Kush do ta kalojë cakun etik në deklarime publike kush jep shembull të keq në kuvend apo komisione parlamentare, provokime dhe sjellje ekstreme, apo politikë për konflikte dhe jo tema që u interesojnë njerëzve, do jetë një shqetësim jo për opozitën por për grupin dhe për mua. Pd do vijë në parlament me një dhëmballë të prishur të cilën ska kurajo ta shkulë dhe as vullnet ta qetësojë. Infektimi i fytyrës së PD nga ajo dhëmballë”.